Lajme

“Kurti e dëmtoi vetën, por e shpëtoi Kosovën nga ndarja”/ Halil Geci “godet” Thaçin dhe Vlora Çitakun: Shitësit e atdheut…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:48 / 22 March 2024

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka folur për veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Geci thotë se Kurti e dëmtoi vetën karshi nderkombëtarëve por e shpëtoi Kosovën nga ndarja.

Këto deklarata Geci i bëri pas kritikave të ashpra të ndërkombëtare ndaj kryeministrit Albin Kurti në lidhje me dinarin serb, por edhe çështjeve të tjera politike.

“Kurti e ka dëmtuar veten karshi ndërkombëtarëve, por e ka shpëtuar Kosovën nga ndarja dhe marrëveshja tinëzare që vet ish-nipi i Radisllavit së bashku me Vlora Çitakun e kanë konfirmuar ndarjen që nga viti 1999. Po të njëjtën e ka komfirmua nipi i Radisllav Danilloviçit Polari në 2013, së bashku me bashkëpunëtorin e Rrahman Morinës, dhe spiunin e Millosheviqit, Isa Mutafën në 2015, në bashkëpunim me LDK-në dhe PDK-në, e sotit, si dhe bashkëpunëtorët e tyre opozitarë, “gazetarë” dhe analistë si lloji i Stanishiçit të Drenicës dhe ai i Anamoravës, Lutfi Hazirit i cili e mbështeste ndarjen me ndërrimin e 17 fshatrave shqiptare, me 17 fshatra shqiptare të Kosovës Lindore! E po a nuk i thonë kësaj ironi e kohës?!”, thotë Geci.

Ai shprehet se, këmbëngulësia e Kurtit në zbatimin kushtetutës në shtrirjen e sovranitetit, në tërë territorin e Kosovës e futi Listën Serbe të Vuçiqit në INTERPOL, duke mos ua lënë asnjë pëllëmbë toke të veriut të Kosovës në dorën e kriminelëve të Listës Serbe.

“Goxha si shumë dukej në atë kohë se u ftohën marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në, por na doli se nuk ishte ashtu. Ashtu po ndodh edhe me dinarin serb i cili ka funksionuar nën turinjtë e opozitarëve, duke dëpërtuar në kufi para me thasë dhe sa e sa mallra kontrabandë, pa e pasur guximin policia dhe doganierët që t’i kontrollojnë, ngaqë disa nga këto grupe opozuzarësh e që sot madje edhe lehin si kudrat në krye me jaranat e Radoiçiqit dhe të Radisllav Danilloviqit, alias Polarit dhe rrethin e tyre, e kishin shitur veriun dhe e kishin krijuar kufirin mu tek “Ura e Ibrit”, po me të njëjtit që sot janë nën arrest ndërkombëtar, me emrin INTERPOL”, shton ai.

Ai tutje thotë se ata që shitën athedhun u bënë milionerë përmes grupeve kriminale të Beogradit.

“Shitësit e atdheut dhe mbështetësit e tyre janë bërë milionerë përmes këtyre grupeve të Beogradit që fusnin para dhe mallra kontrabandë duke ndërtuar koloni… Thjesht thënë, e gllabëruan djersën e popullit, shkelën mbi gjakun e të rënëve dhe nuk çanë kokën fare, vetëm interesi personal i udhëhiqte kokat e tyre, se të them mend, ata as që i kishin në kokat e tyre”, potencon ai.

Tutje ai shton se Banka Qendrore e Kosovës kërkou që dinari serb të futet nën kontroll, në mënyrë që ta eliminojnë nga dora e grupeve kriminale kontrabandën.

“Përmes tyre furnizoheshin nga Vuçiqi dhe i miratonin opozitarët tanë. Edhe kjo po e dëmton sërish Kurtin, por ja se Kosova po fiton!”, përfundon Halil Geci.

Se sprašujete, kako združiti okus in zdravje na krožniku? Koristni nasveti vam pomagajo temo bolje raziskati. večina preplača hitro pripravljeno Jeseni: zakaj pica ostane Pogosta napaka: solata iz ko zadiši po čokoladni vafljevi torti Med pečenjem in kuhanjem zelenjave je razlika podobna kot med hrustljavim in mehkim zalogajem: oboje je lahko okusno. Z nekaj zelišči in malo olja ohranimo tudi hranilno vrednost.