Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duket se kanë miqësi me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.
Kështu të paktën duket nga dy fotografi që i ka publikuar faqja “Seriali 3Z” në Facebook.
Në to, treshja shihet në dy momente të ndryshme, në ambiente private, e me pije pranë vetes.
Berishaj u përmend së fundi nga një medie sllovene se i pronar i një kompanie këshilldhënëse në Malin e Zi është i përfshirë në një skandal financiar bashkë me politikanin slloven, Robert Golob dhe me përfaqësinë e kompanisë GEN në Beograd.
Vet ambasadori ka paralajmëruar padi ndaj televizionit slloven për shpifje, e ky reagim i tij është përmendur si arsyetim nga kryeministri Kurti përse deri më tani nuk i ka kërkuar atij llogari.