Lajme

Kurti e Konjufca takojnë opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, marrin propozimin për president nga radhët e shqiptarëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:32 / 30 January 2024

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim krerët e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kurti i njoftoi ata për takimet e bisedat që ka pasur me krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut dhe ata e njoftuan për zhvillimet politike atje.

Po ashtu, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se situata shoqërore dhe ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoninë V, si dhe nevoja për përmirësimin e raporteve ndëretnike, ishin po ashtu tema diskutimi.

Në anën tjetër, liderët e partive opozitare ia kanë shprehur Kurtit propozimin e tyre për president të Maqedonisë së Veriut.

“Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Po dolgem dnevu hitro pripravimo preprost obrok, ki nas nasiti. Vredno je podrobneje spoznati zdrave recepte za vsak dan. na kruhu je to bolj marmelada Pogosta napaka je, da pri kuhanju zanemarimo razmerja. Z nekaj svežimi sestavinami lahko pripravimo okusen obrok, ki nas tudi nasiti.