Lajme

Kurti: LDK-ja e AAK-ja nuk e duan fort largimin tim, vetëm një gjë e dëshirojnë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:04 / 28 June 2024

Kryeministri Albin Kurti tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dëshirojnë ta kritikojnë e sulmojnë atë, më shumë sesa ta largojnë nga drejtimi i shtetit.

Kurti tha mbrëmë nga Brukseli se është i gatshëm “edhe për qeverisje demokratike, edhe për zgjedhje të reja”.

“Unë u përpoqa të mundësoj zgjedhje të reja demokratike tash që jam në vitin e fundit të mandatit tim dhe kur zgjedhjet e ardhshme nuk janë më çështje vitesh por janë çështje muajsh. Thamë ta diskutojmë bashkërisht shpërndarjen e Kuvendit në një muaj dhe stinë të përshtatshme, por duket që pjesa më e madhe e opozitën në Kosovë vetëm një gjë e dëshirojnë më shumë sesa largimin tim, e kjo është kritikën e sulmin ndaj meje, që nënkupton se duhet të vazhdoj të mbetem kryeministër deri kur, më së largu, bëhen katër vite e pastaj nuk do të mund t’i shtyjnë më”, tha ai para gazetarëve kur u pyet për këtë çështje.

Kurti duket se nuk është më i interesuar të diskutojë me partitë opozitare “se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës”, ashtu siç pati thënë pas një darke me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi më 13 maj.

Në një mbledhje të fundi të Lëvizjes Vetëvendosje, ai iu tha anëtarëve të partisë se zgjedhjet do të mbahen vitin e ardhshëm pasi “opozita nuk mund t’i shtyjë pafundësisht”.

Po dolgem dnevu hitro pripravimo preprost obrok, ki nas nasiti. Vredno je podrobneje spoznati zdrave recepte za vsak dan. na kruhu je to bolj marmelada Pogosta napaka je, da pri kuhanju zanemarimo razmerja. Z nekaj svežimi sestavinami lahko pripravimo okusen obrok, ki nas tudi nasiti.