Lajme

Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkojë në veri, u krijuan kufij të brendshëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:39 / 30 December 2024

Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për letrën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi të dërguar më 2013 për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku thuhet se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të Kosovës.

Sipas tij, pas dërgimit të kësaj letre janë krijuar kufij të brendshëm, gjë që ai e ka cilësuar të rrezikshme.

“Skandali më i madh që na ka lënduar më së shumti në fakt ka ndodhur kur kam qenë kryeministër herën e parë në atë periudhën e shkurtër kur e morëm atë letrën që ish-kryeministri Thaçi në vitin 2013 ia pati dërguar ish-Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s ku i thoshte se zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë në veri të Kosovës dhe unë besoj se shumë probleme që i kemi sot janë pasojë e asaj. Nuk e kam kuptuar asnjëherë justifikimin, arsyetimin apo shfajësimin për të, por ajo ka qenë shoku i parë që e kam përjetuar si kryeministër… Ai është momenti kur ushtria jonë ka filluar të ndahet gjeografikisht, janë krijuar kufij të brendshëm dhe për mua është tejet e papranueshme dhe e rrezikshme për shkak se Policia nuk menaxhon kufij, Policia menaxhon fluks. Kufirin e menaxhon ushtria”, ka thënë Kurti në KTV.

Ai ka shtuar se kjo letër është dërguar pikërisht në kohën kur është arritur Marrëveshja e parë e Parimeve me 15 nene, 6 të parat prej të cilave janë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe katër të tjera për integrimin e strukturave paralele të Serbisë.

“Me vetë faktin që i është dërguar një letër e tillë njëanshëm ish-sekretarit (Anders Fogh) Rasmussen, kjo ka inkurajuar elementet kriminale dhe qarqet politike që gjithmonë e kanë pasur ëndërr ndarjen e Kosovës. Nëse ti thua se ushtria jonë nuk e kalon lumin Ibër, ti shpreh një lloj gatishmërie që atë pjesë nuk do ta trajtosh si pjesë të patjetërsueshme të territorit të Kosovës”, ka thënë ai.

Med pečenjem in kuhanjem zelenjave je razlika večja, kot se zdi: prvi način poudari okus, drugi pa ohrani več svežine. Vredno je raziskati, kako izbrati najboljši pristop. Boljše kot kuhanje ali Prav pri takšnih jedeh majhna podrobnost pogosto odloči o okusu: zelenjavo solimo šele proti koncu, da ostane čvrsta in sveža.