Lajme

Kurti: Me ShBA-të jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:58 / 19 February 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të mira, edhe pse si aleatë, nuk do të thotë që pajtohen absolutisht çdo herë.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka për detyrë ta respektojë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që ndaloi përdorimin e dinarit serb.

“Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me SHBA-në është shumë i mirë tash me jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka,” ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se do të shkojë në Bruksel nëse do ftohet për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë.

“Nëse na thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes padyshim që shkoj. Unë jam treguar konstruktiv dhe i përkushtuar edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel e raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet që ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë,” ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Serbinë, duke thënë se ajo nuk po armatoset për t’u mbrojtur, por përkundrazi.

“Ajo e blen për shkak të Kushtetutës së saj agresive dhe projekteve të saj serbomadhe. Në veçanti blen armatim nga Federata Ruse dhe nga Kina për bindjen time ajo dëshiron që t’i dëshmohet sidomos Kremlinit që është në vazhdimësi me politikën e Putinit pikërisht se është agresive ndaj Kosovës,” ka thënë ai.

Skoraj vsi pri pripravi zdravih jedi pretiravamo z oljem, zato okus svežih sestavin hitro izgine. To temo je vredno podrobneje raziskati. kozarec zelja Kako pripraviti sočen piščančji kolač Večina pozabi dodati to sestavino kako ohraniti hrustljavo skorjo majhen trik za gladko čokoladno glazuro Ko voda zavre, sol pride pozneje se je motna slanica malo prezrta sestavina za sočne zavitke pečen ali ocvrt krompir z enim trikom Kako pripraviti okusen obrok, ki bo hkrati lahek in hranljiv? Izberite sveže sezonske sestavine, dodajte dovolj zelenjave ter uporabite zmerno količino kakovostnih maščob. Tako bo jed preprosta, uravnotežena in polna okusa.