12:49 / 10 May 2026
Albin Kurti ka marrë pjesë në mbledhjen e 63-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje, ku u nominua pa asnjë votë kundër për një mandat tjetër në krye të partisë.
Gjatë fjalimit të tij para strukturave të VV-së, Kurti foli edhe për rolin e diasporës, duke vlerësuar kontributin e mërgimtarëve për Kosovën.
“Mërgata nuk është bankomati i Kosovës, është zemra e saj”, deklaroi Kurti.
Ai tha se diaspora ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e zhvillimeve politike, ekonomike dhe shoqërore në vend, duke shtuar se institucionet duhet ta trajtojnë atë me më shumë dinjitet dhe respekt.
Kurti u nominua unanimisht nga Këshilli i Përgjithshëm i VV-së për të vazhduar drejtimin e partisë edhe në mandatin e ardhshëm.