Lajme

Kurti: Në Kosovë jetohet me më shumë dinjitet sepse Qeveria nuk vjedh si dikur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:27 / 30 June 2022

Duke iu kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për mosveprim në ulje të çmimeve të produkteve në vend, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk i sheh si zgjidhje propozimet e deputetëve opozitare për heqje taksash.

Sipas tij, tani qytetarët paguajnë “me qejf taksat, sepse ekziston qeverisja e mirë”.

Ai ka thënë se tash në Kosovë “jetohet me shumë dinjitet sepse ka politika sociale, edhe për shkak se Qeveria nuk vjedh si dikur”.

“Nga opozita e dëgjova vetëm një numër 3+3. Kaq është propozimi juaj. Është hamendësim, përsiatje. Taksat edhe mund të hiqen, por është gabim. Është dëm. Do ta kuptoja po që se është i brengosur për tatimet nëse ka korrupsion në qeverisje. Po të kishte skandale të përditshme si në qeverisjet e kaluara, qytetarët do të thoshin pse të paguajmë taksa. Por në këtë qeverisje të mirë që ekziston në Republikën e Kosovës qytetarët me qejf paguajnë taksa. Duhet të jeni të gëzuar se çka bëhet me ato taksa. Lehona ka pasur edhe kur keni qenë ju në Qeveri. Ku keni qenë? Shtesat për fëmijë: Fëmijë ka pasur, po s’i keni pa. Në Kosovë jetohet me shumë më shumë dinjitet edhe sepse ka politika sociale edhe për shkak se Qeveria nuk vjedh si dikur”, ka deklaruar Kurti.