Lajme

Kurti nga Leposaviqi: Vendkalimet tjera për mallrat serbe do të hapen kur të pajisemi me skanerë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:18 / 9 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sot në Leposaviq për të parë siç tha, situatën në lidhje me klinikën që i mungon komunës.Para gazetarëve atje duke komentuar heqjen e ndalesës për mallrat nga Serbia, ka thënë se pikëkalimi në Merdarë tani për tani është i hapur, ndërsa pikëkalimet tjera do të hapen kur të arrijnë skanerët për kontrollin e mallrave.

Ai theksoi se në Merdarë doganierët kryejnë kontroll manual të mallit, i cili kërkon shumë kohë dhe se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me doganat e Kosovës kanë tentuar të blejnë skanerë, por kanë marrë premtimin për donacion nga Evropa dhe ShBA-ja.Siç tha ai, ende nuk e di se kur do t’i marrë Kosova ato skanerë.