Lajme

Kurti: Partner të padiskutueshëm të sigurisë Kosova e ka ShBA-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:18 / 26 July 2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova partner të sigurisë i ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai, para medieve në Uashington, pas përfundimit të takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ka theksuar se bashkë me presidenten Vjosa Osmani e kanë shfrytëzuar mundësinë për kërkimin e shtimit të investimeve amerikane në Kosovë.

“Takimi që patëm bashke me presidenten qe shume i përzemërt, fort i dobishëm për raportet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe ShBA-së. Me këtë rast ne treguam se si Kosova është një rrëfim suksesi në mënyrë të dyfishtë”.

“Së pari është rrëfim suksesi i punës dhe qëndrueshmërisë së popullit dhe i ndërhyrjes NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Dhe së dyti është rrëfim suksesi i një demokracie cilësore e cila shkon bashkë me zhvillimin ekonomik. Pra, në kontrast me disa fuqi të tjera nëpër botë të cilat dëshirojnë të tregojnë për zhvillim ekonomik se demokracia nuk është e nevojshme, shteti jo i madh i Kosovës është një shembull i madh se zhvillimi ekonomik dhe demokracia cilësore shkojnë bashkë”.

“Njëkohësisht ne përfituam nga rasti, nga sekretari Blinken të kërkojmë shtimin e investimeve amerikane në Kosovë, por gjithashtu edhe ta rrisim shkëmbimin tregtar mes dy vendeve tona. Edhe në NATO ne e kemi bashkëpunimin shumë të ngushtë me ShBA-në për shkak se mbrojtja është një fushë në të cilën Kosova e ka rritur ndjeshëm buxhetin, synojmë që siguria e Kosovës ta ketë për partner edhe të padiskutueshëm por gjithnjë e më të fuqishëm, pikërisht ShBA-në”, ka thënë Kurti, njofton KlanKosova.tv.