Lajme

Kurti për Kallas e Sorensen: Shpresoj të mbajnë një pasqyrë në Serbi në vend se ta vëzhgojnë Kosovën me dylbi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:29 / 19 February 2025

Konferenca e Sigurisë në Mynih mblodhi javën e kaluar liderë të shumë vendeve, ndër të cilët ishte edhe Kryeministri Albin Kurti. Në kuadër të kësaj konference, ai ka takuar edhe Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe Emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Për pritjet që ka nga ta, Kurti derisa ishte në Mynih ka folur në “Table Briefings”.

“Pres vendosmëri dhe qartësi se vlerat evropiane nuk do të sakrifikohen për konsiderata afatshkurtra gjeopolitike, nga frika se presioni ndaj Beogradit do ta kthejë atë në një Bjellorusi të re në Evropën Juglindore. Fatkeqësisht, regjimi në Serbi tashmë ka vendosur të mbajë anën e Kremlinit. Shpresoj që ata të mbajnë një pasqyrë në Serbi në vend që të vazhdojnë ta vëzhgojnë Kosovën me dylbi”, ka thënë Kurti.

Duke folur për procesin e dialogut, e i pyetur nëse protestat në Serbi, mund të ndikojnë në ndryshim të politikës në lidhje me njohjen e Kosovës, Kurti ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen, por fillimisht Serbia të bëhet një vend normal demokratik.

 

Spesso si trascura il ruolo dei piccoli dettagli, come la scelta dei colori o la frequenza degli aggiornamenti. Eppure, ogni elemento contribuisce all'identità di un blog o sito personale: vale la pena approfondire il tema. Il dettaglio dietro il boom dimagrante clandestino Anche la colazione può affaticare i reni occhi aperti, il rimedio inaspettato Ogni mattina il telefono si riempie di notifiche, e scegliere cosa conservare diventa già un piccolo gesto editoriale. Un blog personale può nascere così: da appunti semplici, osservazioni sincere e una voce riconoscibile.