Lajme

​Kurti përballë Vuçiqit në Forumin e Davosit, flitet për Ballkanin Perëndimor

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:00 / 25 May 2022

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në panelin diskutues me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”, në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.

Diskutimi në panel u kryesua nga Borge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa u prezantua nga Zëvendësdrejtori i Qendrës për Çështje Gjeopolitike dhe Rajonale, Mirek Dusek.

Krahas Kurtit, në këtë sesion diskutuan edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I pranishëm në këtë forum ishte edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Ky sesion që ofroi mundësi për dialog me shumë palë mbi Ballkanin Perëndimor, ka për synim të ndihmojë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare” thuhet në komunikatën e Qeverisë, transmeton Sot News.