3:59 / 25 June 2022
Në ditën e pavarësisë së Sllovenisë, kryeministri Kurti tha se Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj.
Më tutje, ai tha se është i bindur që bashkëpunimi dhe thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve.
Në gjuhën sllovene, Kurti në Twitter shkroi: Rroftë Sllovenia.
“Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj. Jam shumë i bindur se bashkëpunimi ynë dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve tona. Naj živi Slloveni!”, ka shkruar Kurti.