9:51 / 22 March 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në një vjetorin e qeverisë.
Gjatë debatit në RTK ai ka folur edhe për një ndër ministret e tija të përfolura për shumë gabime, e cila është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ndaj saj, kishte zëra se Kurti ka kërkuar edhe dorëheqjen e saj. Por Kurti tha se me ministren Gërvalla ka raporte të shkëlqyera dhe nuk i ka shkuar asnjëherë ndërmend t’ia kërkoj dorëheqjen.
“As se kam kërkuar as nuk më shkon mendja ta kërkoj dorëheqjen e saj. Bashkëpunimin me të e kam shumë të afërt”.
“Unë e di që janë marrë shumë me ata flamurat në Twitterin e saj, por ajo ka bërë punë të madhe”, deklaroi Kurti.