Lajme

Kurti takohet me bashkatdhetarë në Chicago të Illinois

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:10 / 15 May 2022

Në fund të qëndrimit të tij në Chicago të Illinois, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, pati një takim të përzemërt me bashkatdhetarët tanë atje.

“Ai i falënderoi për pritje dhe për kontributin e tyre për Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar. Sa herë që takohet me bashkatdhetarë e kupton se një pjesë vitale e popullit tonë ndodhet jashtë vendit, u shpreh kryeministri para tyre. Pavarësisht kësaj, ai tha se ata janë brenda kombit, andaj kanë meritat dhe të drejtat e tyre, por në të njëjtën kohë përgjegjësinë tonë për t’u ndihmuar në forcimin e pozicionit të tyre atje dhe në lehtësimin e kthimit në atdhe.”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë bisedës me ta, kryeministri Kurti shprehu synimin e Qeverisë që nëpërmjet nismës së Dialogut me Mërgatën të rrisë partneritetet me mërgatën dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet e Kosovës në arsim, investime dhe inovacione.