1:42 / 11 August 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se lajmet e rreme kanë ndikuar që në veri të vendit të vendosen barrikada dhe të pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shkruar se qytetarët serb nga dezinformimi për vendimet e Qeverisë për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse janë nxitur për të penguar lëvizjen e lirë.
“Në mbledhjen e djeshme të kabinetit kam vënë në dukje rreziqet e lajmeve të rreme, veçanërisht në lidhje me vendimet tona për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë. Ky dezinformim çoi në barrikada dhe shkelje të lëvizjes së lirë në veri të Kosovës”, ka shkruar Kurti.