12:52 / 6 May 2026
Akuzon opozitën për bllokadë dhe u bën thirrje mërgimtarëve të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u është drejtuar mërgimtarëve në ditën e hapjes së afatit për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershorit, duke i ftuar ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Kurti ka theksuar rëndësinë e votës së diasporës, duke kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë në këtë proces.
Ai njëkohësisht ka akuzuar opozitën për bllokim politik, duke shtuar se vendi ka nevojë për qartësi dhe stabilitet institucional.