Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka publikuar një fotografi me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca duke shkruar “edhe një ditë e suksesshme në Kuvendi i Republikës së Kosovës”.
Kusari-Lila ka përmendur disa nga projektligjet që janë miratuar sot në seancë të kuvendit.
Në fund ajo ka thënë “në fund të ditës janë veprat që bëjnë ndryshimin, jo manipulimet dhe propaganda!”
Shkrimi i plotë:
Edhe një ditë e suksesshme në Kuvendi i Republikës së Kosovës
Sot miratuam në dy leximet Projektligjin e shumëpritur për 70,000 pensionistë të cilët ishin diskriminuar që nga paslufta. Diskriminimit të tyre, sot i erdhi fundi me miratimin në dy leximet të:
Projektligjit nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti
Sot Kuvendi gjithashtu miratoi në dy leximet:
Projektligjin nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme
Ndërsa në lexim të dytë u miratua
Projektligji nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje;
Ndërsa sot kemi votuar edhe:
Rekomandimet lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.
Si dhe janë emëruar:
Dy (2) anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe janë
Zgjedhur dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Në fund të ditës janë veprat që bëjnë ndryshimin, jo manipulimet dhe propaganda!