Lajme

Kush ishte Bujar Nishani, presidenti më i ri i pluralizmit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:22 / 28 May 2022

Ish-presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë sot në moshën 56-vjeçare pas një sëmundjeje në mushkëri.

Ai u zgjodh president i vendit në moshën 46-vjeçare, duke u bërë kreu më i ri i shtetit në Shqipërinë pluraliste.

Bujar Nishani u lind në qytetin e Durrësit në 29 shtator 1966.

U diplomua në 1988 në Akademinë Ushtarake ‘Skënderbej’ në Tiranë. Deri në vitin 1996 punoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Jashtme në drejtorinë e marrëdhënieve me NATO-n. Në 1996 kreu studime pasuniversitare në SHBA në fushën e mbrojtjes.

Ndërsa u diplomua edhe si jurist në vitin 2004 në Universitetit e Tiranës.

Bujar Nishani kishte një karrierë të pasur politike të cilën e nisi në vitin 1991 duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike. Në korrik të 2005 zgjidhet deputet i kësaj force politike.

Gjatë 8 viteve të PD-së në pushtet ai mbajti detyrat e ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë.

Karriera e tij arriti kulmin ne korrik të 2012 ku ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë detyrë të cilën e mbajti për 5 vite.

Pas përfundimit të mandatit Nishani u rikthye sërish në Partinë Demokratike duke mbajtur detyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Bujar Nishani lë pas gruan e tij dhe dy fëmijë.

Kako pripraviti obrok, ki je hkrati okusen, hranljiv in preprost? Z nekaj premišljenimi sestavinami lahko ustvarimo jedi za vsak dan, vendar je za dobre izbire vredno temo podrobneje raziskati. Zakaj piščanec ostane surov? Kako izbrati jed, ki bo hkrati okusna in lahka? Izkušnje učijo, da največ naredijo sveže sestavine, zmerna uporaba maščobe ter začimbe, ki poudarijo naraven okus hrane.