Lajme

Lama për çështjen e Presidentit: Gjithçka që po ndodh ‘lojë e Kurtit’, humbësi më i madh LDK-ja!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:55 / 16 April 2026

28 prilli është afati i fundit kur deputetët e Kuvendit duhet të zgjedhin Presindetin e ri të vendin.

Nëse deri me këtë datë, nuk zgjdhet Presidenti i ri, vendi shkon automatikisht në zgjedhje sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Kurti ka filluar takimet me subjektet politike opozitare por ende pa ndonjë rezultat konkret.

Në lidhje me këtë çështje, a pritet të kemi President të ri apo vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.

Lama tha se e gjitha çfarë po ndodh është ‘lojë e Kurtit’ sepse sipas saj po të ishte i interesuar për zgjidhje do t’ua ofronte partive opozitare postin e Presidentit.

Sipas saj i njëjti (Kurti) do t’ i shfrytëzojë këto ditë për të kuptuar nëse Vjosa Osmani do të kishte impakt në zgjedhje.

“Unë mendoj se kjo çfarë po ndodh e gjitha është lojë e Kurtit sikur po kërkon të gjej zgjidhje por nuk është i interesuar sepse po të ishte do t’ia ofronte partive opozitare pozitën e presidentit.Mendoj se ai do t’i shfrytezojë keto ditë për të kuptuar edhe nëse znj Osmani do të kishte impakt në zgjedhje me siguri ndonjë sondazh i brendshëm për të kuptuar këtë impakt. Më pas do të marrë vendim” deklara Lama.

Lama pohoi se humbësja më e madhe në këtë situatë është Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë humbësen më të madhe në këtë situatë e shoh LDK-në e cila po shkon në takime por përhere po del me duar bosh” deklaroi Lama në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”