Profesori universitar Blerim Latifi, me një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar vendimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Katarin dhe Kuvajtin, duke thënë se kjo është bërë vetëm për çështje biznesore.
Latifi shkroi se këtyre vendeve nuk iu është bërë liberalizimi i vizave për shkak se kanë bërë reforma, por për çështje biznesore, pasi që ushtrimi i biznesit të vendeve europiane me Rusinë momentalisht ka hyrë në një fazë kritike.
“Komisioni Europian paska propozu liberalizimin e vizave për Katarin dhe Kuvajtin. Arsyetimi: kanë bërë përparime në reforma. Kush e beson këtë rrenë të madhe sa vetë Europa? Arsyeja e vërtetë është thjesht biznesi, në kushtet kur tregtia me Rusinë është në krizë”, ka shkrar ai.
Më tutje profesor Latifi shkroi se përse nuk po ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, dhe sipas tij kjo po vie si pasojë se nuk po arrijmë të faktorizohemi si akter kyq në rajon.
“Në ndërkohë liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont. Shkaku i vërtetë dihet: favor implicit i BE- së për Serbinë në procesin e dialogut me Kosovën. Dhe mirë po na e bëjnë! E meritojmë nënçmimin përderisa nuk jemi të zotë për ta faktorizu veten në Ballkan si komb shqiptar. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe me qyqarët.Vendi i tyre gjithmonë ka qenë dhe do të jetë prapa derës”, shkroi Latifi.
Postimi plotë:
Komisioni Europian paska propozu liberalizimin e vizave për Katarin dhe Kuvajtin. Arsyetimi: kanë bërë përparime në reforma. Kush e beson këtë rrenë të madhe sa vetë Europa? Arsyeja e vërtetë është thjesht biznesi, në kushtet kur tregtia me Rusinë është në krizë.
Në ndërkohë liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont. Shkaku i vërtetë dihet: favor implicit i BE- së për Serbinë në procesin e dialogut me Kosovën. Dhe mirë po na e bëjnë! E meritojmë nënçmimin përderisa nuk jemi të zotë për ta faktorizu veten në Ballkan si komb shqiptar. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe me qyqarët.Vendi i tyre gjithmonë ka qenë dhe do të jetë prapa derës.