Lajme

Latifi: Kur Serbia t’ia kthejë shpinën Rusisë, në atë moment Moska e njeh Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:05 / 26 April 2022

Profesori Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Serbia nuk mund të vazhdojë të mbajë balancë në diplomaci duke mbajtur lidhje sikur me Perëndimin, ashtu edhe me Rusinë e Kinën.

Latifi thotë se vizita e zyrtarëve amerikanë në Ballkanin Perëndimor ka të bëjë me urgjencën që të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.  Ai thotë se sulmet ndaj policisë veri ka mundësi të jenë kryer nga grupe të lidhura me shërbimet ruse.

“Lista Serbe doli dhe u distancua nga sulmet. Në Bosnjë dhe Kosovë ka forca paramiltiare që kontrollohen direkt nga prej shërbimeve ruse. Sikur në Moldavi që ka shpërthyer atje konflikti. Këta janë të shqetësuar për atë element pasi në Ballkan mjafton një ndezje për të dalur situata nga kontrolli. Zëvendës gjenerali amerikan ka ardhur. Nuk është më situatë ku mundesh me qenë komod. Qytetarët po thonë se dialogu është i parëndësishëm. Qytetarët nuk e dinë. Ata shohin lajmet por nuk i kuptojnë. Sepse qytetari nuk merret me këto. Kryeministri duhet të veprojë ndryshe dhe kreativiteti duhet të përdoret”, tha ai.

Tutje ai tha se nëse Serbia ia kthen shpinën Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, atëherë Kremlini do ta njohë Kosovën.  

“Serbia nuk është e gatshme të lëvize nga pozicioni që ka si balancë mes Moskës dhe perëndimit. Kur Serbia t’ia kthejë shpinën Rusisë, në atë moment Moska e njeh Kosovën. Nuk është e rastësishme që Putini ja ka përmendur sot Sekretarit të OKB-së Kosovën. Ai kërkonte të tërhiqte paralele mes Kosovës dhe dy rajoneve atje. Në momentin kur Rusia ia kthen shpinën Serbisë, atëherë na njohin edhe shtetet tjera”, shtoi ai.