Analisti politik, Blerim Latifi, ka shkruar për ngjarjen e fundit në Shtërrpcë, ku mbeten të plagosur dy persona të komunitetit serb në Kosovë. Sulmuesi po dyshohet se është një anëtar i FSK-së.
E sipas Latifit, standarde të dyfishta e të pista, përdorën në të tilla raste.
Sipas tij, kur sulmuesi është shqiptar këkohet faj kolektiv, ndërsa në anën tjetër kur Serbia fut qindra paramilitarë në veri të Kosovës, ato quhen protesta paqësore.
Latifi ka pyetur me ironi, “A u mblodh Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për këtë rast”
Postimi i plotë i Latifit:
A u mblodh Këshilli i Sigurimit të OKB-së a jo për kët’ rastin në Shtërpcë? Sepse kështu është bërë zakon: kur sulmuesi është shqiptar, faji është kolektiv, pra edhe dënimi kërkohet të jetë kolektiv, ndërsa kur Serbia futë qindra paramilitarë të armatosur në veri, quhet protestë e ligjshme.Standarte të dyfishta! Standarte të pista!