Lajme

Latifi thotë sulmi në Banjskë dhe sulmet ndaj Izraelit kanë të njëjtin “sponsor”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:44 / 7 October 2023

Analisti Bleirm Latifi ka reaguar se sulmin e sotëm të Hamasit ndaj Izraelit.

Ai ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë dhe sulmet e sotme të Hamasit ndaj Izraelit kanë të njëjtin “sponsor”.

Sipas tij, prapa tyre qëndron Rusia.

Në profilin e tij në “Facebook”, Latifi ka shkruar se kjo është një përpjeke e Rusisë për të ndihmuar luftën e Ukrainës, duke ndezë vatra të reja konfliktesh nëpër botë.

“Mashat terroriste të Rusisë nëpër botë janë aktivizu! Me i ndihmu pak në Luftën e Ukrainës, duke ndezë vatra të reja ose të vjetëra konfliktesh të armatosura në botë. Dy javë më parë tentuan në veri të Kosovës, por dështuan keq. Sot e paskan shti në lojë Hamasin, terroristët e të cilit paskan hyrë në disa fshatra në jug të Izraelit duke vrarë secilin që hasin, pa asnjë dallim. Sigurisht që të gjithë e dinë se Hamasi nuk ka asnjë gjasë për fitore në luftë me Izraelin. Brenda pak orësh do ta marrim vesh këtë punë. E di edhe Hamasi, por krejt kjo është për t’ia bërë një argat Rusisë në planet e saj për prodhimin e kaosit. Sepse tashmë po dihet se vetëm një botë e zhytur në kaos, është shpëtim për Rusinë. Për Rusinë e turpnume në Ukrainë. Për Rusinë e diskreditume politikisht, ushtarakisht e moralisht në tryezën e fuqive të mëdha”, ka shkruar Latifi.

Spesso si trascura il nome scelto per il blog, ma può influenzarne tono e riconoscibilità. Vale la pena approfondire il tema. Fresca o lavorata: aumenta il rischio oncologico Con l'arrivo dell'autunno, questa prospettiva invita a ripensare anche il proprio spazio online: un blog personale può raccogliere appunti, fotografie e idee con un ritmo semplice, riconoscibile e davvero personale.