1:04 / 22 June 2022
Analisti politik dhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar sërish çështjen e marrëveshjes së djeshme për energjinë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në Facebook, duke iu referuar kryeministrit Kurti, Latifi ka thënë i pari i Qeverisë “ka shkëlqyer” me populizëm sa ishte në opozitë me poezitë e tij epike.
Teksa tash, si pushtetar, Latifi thotë se Kurti me veprimet e tij po bëhet “gaz i botës”.
“Kështu e ka kjo punë: n’opozitë populizmi shkëlqen, i çon peshë zemrat e njerëzve me poezitë e tij epike, ndërkaq, në pushtet bëhet gazi i botës”, ka shkruajtur Latifi.