Lajme

LDK reagon që Konjufca e përmendi Aganin e jo Rugovën në Shqipëri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:58 / 27 November 2022

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, i ka reaguar kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, i cili në seancën solemne Kosovë-Serbi nuk e përmendi presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, ndërkaq e përmendi emrin e veprimtarit kombëtar, Fehmi Agani.

“Ndaj e shoh të pavend dhe ofenduese, që në fjalimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk u përmend askund kontributi madhor i atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova”, ka shkruar Halimi në Facebook.


Ajo këtë çështje e ka trajtuar edhe nga prizmi i historisë.

“Historia nuk është përplotësuese e dëshirave momentale të politikanëve të rëndomtë. Ajo nuk mund të shërbejë si ideologji e interesave ditore. Harrimi i qëllimshëm i saj është përpjekje për ta manipuluar vetëdijen kolektive të një kombi. Diçka që nuk e toleron sidomos studimi i filozofisë. Ajo s’mund të rishkruhet. As të shtrembërohet dhe deformohet. Ajo duhet të njihet siç ka qenë. Të respektohet e promovohet si vlerë”, ka thënë ajo.


“Anashkalimi i Presidentit historik, projektuesit të paqes dhe shtetit të Kosovës nga fjalimet e liderëve nuk tregon asgjë tjetër, pos vogëlsi. Figurat e rëndësishme e kontribuese për lirinë e pavarësinë e vendit, duhet t’i tejkalojnë inatet apo ideologjitë personale e partiake, duke e pasqyruar saktë të kaluarën tonë të përbashkët”, ka deklaruar ajo.

“Me sa duket, filozofi gjerman Hegeli me të drejtë kishte shkruar se historia na ka mësuar se njerëzit dhe qeveritë nuk kanë mësuar asgjë nga historia”, përfundon Halimi duke e cituar Hegelin.

Tra diario cartaceo e post online cambia il modo di raccontarsi, ma entrambi custodiscono idee e momenti personali. Vale la pena approfondire questo tema. quel piccolo sintomo ignorato in Dicono di prepararsi: ecco la data il calore si conserva anche senza Il cervello cambia già a quarant'anni quale frutto scegliere e quanto Sembra colpa del melone, invece persino le bordure fiorite In autunno, cinque razze fedeli Un formaggio, nove anni scegliere il Quasi tutti confondono i dopo il caffè otto bicchieri bastano quattro pesci battono le sardine Hai questo raro gruppo sanguigno? Notti agitate: cosa Piccole distrazioni, meno freni mentali L'aceto fa brillare il Sembra innocuo, ma nasconde rischi A volte basta una piccola scelta, come il modo in cui si chiude un paragrafo, per cambiare il tono di un blog. Da lì, anche le esperienze più quotidiane trovano spazio e diventano una voce riconoscibile.