Bota

Le Pen pas humbjes: Nuk do të dorëzohem kurrë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:11 / 24 April 2022

Kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen, foli pas publikimit të Exit Polleve, të cilët tregojnë se ajo ka humbur me vetëm 41,8 përqind të votave të fituara.

“Ndjej shpresë, ky rezultat më jep shpresë dhe dëshmi se qytetarët francezë nuk i besojnë kësaj qeverie. Sot qytetarët kanë treguar se nuk e duan këtë qeveri”, tha Le Pen, transmeton Sot News.

“Macron nuk do të bëj asgjë për të shëruar plagët tona, prej të cilat vuajmë”.

“Do të vazhdojë të punoj për Francën dhe qytetarët e saj, me të gjitha fuqitë që i kam”.

“Politika e Macron është shkatërruese për Francën. Ne do të vazhdojmë të ju mbështesim juve. Do të luftoj me të gjithë ata që kishin guxim të kundërshtonin Macronin dhe ata që e duan vendin. Nuk do të dorëzohem kurrë“.