Lajme

Lekaj: Ekonomia e vendit në kolaps, Qeveria të ndërhyjë me masa konkrete

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:12 / 30 June 2022

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka akuzuar Qeverinë se nuk po reagon për të lehtëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve.

Sipas Lekajt, jostabiliteti ekonomik që është shkaktuar si pasojë e rritjes së vazhdueshme e të përnjëhershme të çmimeve, Qeverinë e ka gjetur si spektatore, pasi që sipas tij, nuk është vërejtur dora e shtetit në zbutjen e situatës.

Sot, kjo gjendje ka prekur dukshëm shumë sektorë, ku në mënyrë zingjirore përmes rritjes së çmimeve të produkteve të importuara janë rritur edhe shërbimet duke ndikuar drejtëpërdrejtë në sektorët e prodhimit, ndërtimit, shitjes dhe transportit.

Lekaj u shpreh se në këtë situatë kur nuk ka rritje të pagave, kur tërheqja e Trustit nuk iu mundësua qytetarëve dhe shumë biznese po rrezikojnë të mbyllen, është e qartë se Qeveria nuk ka strategji të qartë për të ofruar zgjidhje.

Lekaj, në emër të grupit parlamentar të AAK-së, Qeverisë i paraqiti 6 propozime për dalje nga kriza ekonomike:

1. Për një periudhë tremujore, të hiqen të gjitha taksat për artikujt esencial, siç janë buka, mielli, vaji, sheqeri, produktet e qumështit, të mishit e kështu me radhë.

2. Për një periudhë tremujore të përgjysmohen taksat e shitjes së karburanteve: naftës, benzinës dhe gazit.

3. Ta ridraftojë Ligjin për Pagën Minimale, ku shuma prej 250 eurove të ngritet në 350 dhe në këtë Ligj të përfshihen edhe veteranët.

4. Kuvendi i Kosovës, para se të shkojë në pushimet e verës më 15 gusht të këtij viti, ta miratojë Ligjin e Pagave dhe të fillojë zbatimi i tij i menjëhershëm.

5. Të rikthehet dhe të miratohet Projektligji për tërheqjen e mjeteve të Trustit.

6. Të rishikohen kontratat për kryerjen e punimeve të ndryshme, që janë lidhur në vitin 2019, 2020 dhe 2021 dhe të harmonizohen në përputhje me rritjen e çmimeve”, tha ai.