Lajme

Liburn Aliu rezistencë ndaj shkarkimit të këshilltarit të tij: Gjemani një fakt të vetëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:21 / 3 June 2022

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka cilësuar qesharak përgjimin ku dyshohet të jetë i përfshirë këshilltari i tij financiar, Florent Ramqaj, në një aferë korruptive të publikuar nga Nacionalja.

Aliu, në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka kërkuar “vetëm një fakt” lidhur me rastin dhe se bashkë me Ramqajn, do të jepte dorëheqje edhe ai nga pozita e ministrit, shkruan lajmi.net.

“Të gjithë ata që kërkojnë me shkarku unë Florent Ramqaj, le t’ma thojnë një fakt të vetëm, që e ndërlidh drejtpërdrejtë Ramqajn me rastin. Gjemani një fakt të vetëm, nuk dëgjohet fare Florent Ramqaj në përgjim. Gjemani një fakt që e ndërlidh Florent Ramqaj, qoftë cilindo, natyrisht që menjëherë shkarkohet, natyrisht që edhe unë jap dorëheqje. Nëse incizimi është i autorizum, ne kemi gatishmëri t’i ofrojmë të gjitha bashkëpunimet. Amo tash me këqyre me e lidhë diqysh që me tregu në fund që edhe këta qenkan si ata të tjerët…”, ka deklaruar ndër të tjera Aliu.

Aliu i ka quajtur qesharake përgjimet e publikuara në të cilat pretendohet se ai është i përfshirë në korrupsion.

“U krijua një fluskë  e madhe se qysh ka me dalë tash ministri në përgjim duke marrë pare ose duke i dhënë pare dikujt, ndonjë këshilltari të tij. Unë i njoh këshilltarët e mi”, tha ministri i Qeverisë Kurti.