Lajme

Limaj krenohet me aeroportin e Prishtinës: Sjell më shumë fitime për Kosovën se Trepça dikur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:59 / 7 December 2024

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke e cilësuar si një prej projekteve më të suksesshme për ekonominë e Kosovës.

Ai ka theksuar se, pas 12 vjetësh të përpjekjeve dhe akuzave se aeroporti u shndërrua në një pasuri të humbur, ai sot ka arritur të bëhet një ndërmarrje fitimprurëse që i sjell Kosovës fitime të mëdha.

Sipas Limajt, Aeroporti i Prishtinës është bërë një pasuri më e vlefshme për vendin, duke sjellë mbi 30 milionë euro fitime çdo vit, një shifër që do të arrijë deri në 500 milionë euro gjatë periudhës 20-vjeçare të kontratës.

“Sot Kosova i ka këto dy-tri prekte të mëdha, e shumë projekte të tjera. Po e nisim me aeroportin, për 12 vjet qytetarët iu kanë ekspozuar shpifjeve e mashtrimeve që aeroporti ka qenë i shitur, i privatizuar, i rrënuar siç kanë thënë. Tanimë jemi dëshmitar, që e kemi një aeroport modern që operon e që i sjellë fitime Kosovës se dikur Trepça. Aktualisht sot ndërmarrja e vetme dhe i vetmi investim direkt të huaj në Kosovë është aeroporti, i cili i sjell fitime Kosovës së paku 30 milionë në vit. Është paraparë me qenë mbi 400 milionë euro nga fluksi dhe volumi i qarkullimi do ta kalojë 500 milionë, dhe kjo është një kontratë për 20 vite, edhe 8 vite kanë mbetu dhe i kthehet Kosovës. Është investim direkt ndërkombëtar, me zero cent nga shteti. Mbi 100 milionë euro terminali, Kosova i merr rreth 500 milionë euro dhe në fund i kthehet Kosovës. Kjo është kontratë që të bën mu ndi krenar. Kur e kam marrë unë aeroportin është dashtë më i dhënë 12 milionë euro më mbajt me operim. E sot është kthye në ndërmarrjen me profitabile, buxheti i Kosovës mbushet çdo vite me 30 milionë euro”, ka thënë Limaj në Debat Plus.

Tra un blog aggiornato con costanza e un sito personale essenziale cambia il rapporto con i lettori. Valutare quale scelta risponda meglio ai propri obiettivi merita un approfondimento. quel piccolo Dicono di prepararsi: ecco la data il calore si conserva anche Il cervello quale frutto scegliere e quanto Sembra colpa del melone, invece persino le In autunno, cinque Un formaggio, nove anni scegliere il dolce che protegge il Quasi tutti confondono i nuovi dopo il caffè otto bicchieri bastano quattro pesci battono le sardine Hai questo raro gruppo sanguigno? Notti agitate: cosa aiuta davvero Piccole distrazioni, meno freni mentali L'aceto fa brillare il Sembra innocuo, ma nasconde rischi posso mangiare uova dopo i 60? a tavola, meglio dieci alternative Quando una sera si riordina il telefono, nasce spesso il desiderio di mettere in ordine anche le proprie idee: un blog personale può diventare uno spazio semplice e sincero.