Lajme

Limaj përfol projektet me krenari: Unë jam njeri i projekteve të mëdha, ëndrrat t’i bëj realitet!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:54 / 8 February 2024

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka hedhur një varg kritikash në adresë të kryeministrit Albin Kurtit.

Sipas tij, qeveria aktuale ka premtuar shumë, ndërsa nuk ka bërë pothuajse asgjë.

Limaj e ka quajtur vetën njeri të projekteve të mëdha, ku ëndërrta i ka bërë realitet në të kaluarën kur ka qenë në pozitë.

“Unë jam njeri i projekteve të mëdha, unë ëndërrta i bëj realitet. Ne jemi disa njerëz të ‘vjetër’ që ëndrrën e njerëzve e bëjmë realitet, me këtë ide kemi punuar sa kam qenë në ministri të Transportit. Ëndrrën e njerëzve të mi, e kam bërë ëndërr timen dhe me gjithë bashkëpunëtorët jam munduar që të bëjmë realitet. E cila ka qenë ajo ëndërr: Që të bëjë një rrugë të mirë, që ta largojmë atdheun tim prej lloçit”, ka thënë Limaj.