6:19 / 14 June 2022
Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas debatit të fundit për UÇK-në.
Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se UÇK-ja është krenaria jonë, e krenaria e UÇK-së janë dëshmorët dhe ushtarët me komandantët e ndershëm.
Por, sipas tij, krenari e UÇK-së nuk janë komandantët milionerë dhe veteranët mashtrues.
Postimi i plotë:
Po, UÇK-ja është krenaria jonë. E krenaria e UÇK-së janë dëshmorët, të gjithë ushtarët dhe të gjithë komandantët e ndershëm. Por, krenari e UÇK-së nuk janë komandantët milionerë, nuk janë veteranët mashtrues dhe nuk janë profiterët tjerë.
Nëse ju në zemër të UÇK-së vendosni të tillët, mos u befasoni kur njerëzit të ikin sa më larg UÇK-së suaj.