Lajme

Lisi ka dy fjalë për Gracianon: ‘Do të flasim kur të dalë, nuk e fal më ‘kamikazin’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:17 / 7 May 2024

I ftuar në studion e emisionit ‘Wake Up’ ka qenë edhe Elvis Myrta, ish-banor i BBV3.

Ata kanë diskutuar për banorët, situatat që kanë ndodhur dhe kë mendojnë në finale.

Pak ditë më parë, gjatë prezantimit të klipit prezantues të ish-banorit, Lisit, Heidi dhe Graciano qeshën me njëri-tjetrin, gjë që mërziti Romeon, duke sjellë debate me Gracianon.

I pyetur për këtë situatë, Lisi u shpreh se nuk u prek nga e qeshura e tyre, por se Heidi u provokua nga Graciano.

Nuk u preka fare, unë e kam si natyrë vetë të qeshurën. E vetmja gjë për të cilën u preka ishte pjesa që Heidi u provokua nga Graciano. Është një provokator i niveleve të larta. Qava bashkë me Romeon, ai nga shtëpia aty, unë nga shtëpia ime.

Unë personalisht e kam ndierë më shumë këtë provokimin se sa ‘Kutinë e Pandorës’. E kam ndjerë si tallje, do e flas dhe me Gracianon. Nuk e fal më këtë herë, ‘kamikazin e vogël’. Njerëzit që janë pa shtyllë kurrizore kështu janë. Do flasim kur të dalë jashtë. Në momentin që kam dalë dhe nuk e kam cenuar atë, ky e bëri në një mënyrë ‘skuthlluke’. Hyri për të rregulluar imazhin, por po e bën më keq.

Come posso rendere il mio blog più utile e riconoscibile? Vale la pena approfondire strategie e strumenti per farlo crescere. sembra vicino il picco delle tempeste magnetiche D'estate cosa evitare dopo l'impianto dentale Quasi tutti trascurano la coerenza della voce: mantenere un tono personale aiuta il blog a risultare credibile nel tempo.