Lajme

Lladrovci: Pushtetin nuk ua mori Albini, ia dhatë vetë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:48 / 16 December 2025

Avokati Petrit Lladrovci, përmes këtij reagimi, shpreh zhgënjimin e thellë ndaj ish-bartësve të pushtetit, të cilët sipas tij e patën mundësinë ta ndërtonin shtetin, por u fokusuan më shumë në pushtet dhe pasuri sesa në qytetarët dhe vlerat për të cilat ishte luftuar.

Ai thekson se për shumë prej tyre u mbyllën dyert edhe për njerëzit më meritorë të vendit, duke krijuar një hendek të thellë mes pushtetit dhe popullit.

Në statusin e tij, avokati Petrit Lladrovci nënvizon se ardhja e pushtetit aktual nuk është rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të së kaluarës. Ai kujton se Kosova nuk i përket askujt ekskluzivisht dhe se dhimbja për vendin është e drejtë e secilit qytetar, veçanërisht kur, sipas tij, pushteti u dorëzua vetë nga ata që sot ankohen.

Postimi i plotë:

O sa mirë po ua bën Albini!

O të mjerë, ju e keni pasë pushtetin, kujtojshit që keni me e mbajt përgjithmonë.

S’mujke kush me ju taku, as me e qa ni hall me juve, tu përfshi edhe ushtarët ma t’zot të këtij vendi.

U koncentruat veç te pushteti e pasunia. S’e bëjshi hesap njerin për njeri.

Të paktën për ju që keni qenë në front, kom pas mendu që Kosovën keni me e dasht edhe mbas lufte.

Të tjerët që kurr kontribut s’kanë dhanë për këtë Kosovë s’më befasojnë edhe nëse e dëmtojnë Kosovën.

E keni pasë mundësinë… me dy duart ja dhatë pushtetin. Bajeni tash!

PS: Kosova është edhe e imja, andaj më dhemb! Kete status e ka shkruar Avokati Petrit Lladrovci, gjejma nje titull te fort.

Da fuori, un blog personale può sembrare solo una raccolta di pensieri, ma dietro ogni pagina ci sono scelte di stile, struttura e tono. Capire come costruirlo bene merita un'analisi più approfondita. trascurare le sette abitudini delle andando in ospedale, ecco le nuove regole il bicchiere del caffè nasconde rischi quelle piccole mollette: nove riusi domestici mangiare mandorle senza conoscerne gli effetti cardiaci Un dettaglio sulle date, svolte imminenti In autunno nasce il dolcificante zero Dal primo sorso, caffè più salutare la piccola spugna che saltare questi semi indebolisce E se fosse il momento di dare una voce più personale al tuo spazio online? Bastano idee sincere, uno stile riconoscibile e un ritmo sostenibile per trasformare ogni post in una piccola conversazione.