Ballina

Loshi: Na LDK-ja, tha Arben Gashi në Debat Plus, mendojmë se Asociacioni i komunave serbe duhet gjithsesi me u ba.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:34 / 7 August 2022
Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi ka komentuar deklarata e Arben Gashit
Postimi i plotë i Loshit
– Na LDK-ja, tha Arben Gashi në Debat Plus, mendojmë se Asociacioni i komunave serbe duhet gjithsesi me u ba. Mirëpo, shtoi ai, nëse arrihet një zgjidhje më e mirë për Kosovën, ne patjetër se e mbështesim atë.
Mos me analizu mirë, kjo deklaratë duket përfekte, por kur ia heq shminkat e karminën nuk mbetet kurrgjë në të. Pse?
Sipas Arben Gashit, sikur LDK-ja të ishte në pushtet, Asociacioni i komunave serbe ose do të ishte punë e kryer, ose do të kryhej së shpejti. Sepse, ky do të ishte ”maksimumi” i LDK-së në negociata me Serbinë. Në fakt, ky maksimum është në favor të serbve dhe jo të shqiptarëve si shumicë, apo të Kosovës si shtet.
Kur Gashi thotë: “mirëpo, nëse arrihet një zgjidhje më e mirë për Kosovën, ne gjithnjë e mbështesim atë,” duket se as që mendon çfarë thotë! Si mumd të mendosh se do të arrishë një zgjidhje më të mirë, nëse paraprakisht e ke ofruar Asociacionin si opcion final?!
Po athua, a flet Arben Gashi pa menduar, vërtet? Jo, ai mendon mirë e pastaj flet. Kur ai përmend mundësinë e një rezultati më të mirë për Kosovën, mendjen e ka tek Albin Kurti, i cili deri tash e mohon Asociacionin si opcion. Pra, edhe vetë Gashi mendon në vete se me LDK-në dialogu do të përfundonte me Asociacion, por me Albinin mund të arrihet një zgjidhje më e mirë!
Kur ti e pranon kaq qartë se më shumë i beson kundërshtarit politik sesa vetes, atëherë edhe humbjen në zgjedhje e ke të sigurtë dhe të merituar.