Bota

Lufta duhet të përfundojë deri më 9 Maj, çfarë parashikon Rusia?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:44 / 26 March 2022

Ndërsa negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës nuk po bëjnë përparim, në të vërtetë pozicionet duken gjithnjë e më të ngurta dhe konfrontimi i armatosur vazhdon, duke vrarë civilë dhe ushtarë nga të dyja palët.

Pavarësisht raporteve të përhapura për problemet që ushtria e Vladimir Putin po përjeton në Ukrainë, ushtarët rusë po marrin indikacione nga eprorët e tyre se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj, sikurse raporton Sky News.

9 maji është data në të cilën Rusia feston ‘Ditën e Fitores’ në kujtim të kapitullimit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Qëllimi i parë për forcat ruse në Ukrainë është kontrolli i të gjithë rajonit të Donbasit në lindje të vendit, tha ministria e mbrojtjes e Moskës e cituar nga TASS.

Ndërkohë, sipas “Guardian”, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se forcat ruse kanë krijuar një korridor të pjesshëm tokësor drejt Krimesë nga territori i rajonit të Donetskut.

Unde este eroarea din imagine: doar Doar persoanele cu Puzzle nebun pentru bărbați Doar un "geniu al puzzle-ului" ar putea ghici unde se Numai 2% dintre oamenii deosebit Puzzle cu