3:03 / 16 March 2024
Luiz Ejlli vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuar të “showbiz”, aq më shumë kur është aktiv në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtari dhe ish-fituesi e Big Brother Albania 2, ka publikuar pamje nga shtëpia e ardhshme e tij dhe e bashkëshortes, Kiara Tito.
Çifti janë në pritje të ëmbël të një vajze, ku së bashku do të zhvendosen në shtëpinë e tyre të re.
Në video shihet Luizi, ku tregon se së shpejti do jenë të gatshëm të hyjnë në shtëpi, ku edhe ka ironizuar ndjekësit që aludonin nëse ai kishte në të vërtetë një banesë.