Lajme

“Qeveria Kurti mbron të korruptuarit e sulmon prokurorin” – Gruda i PDK’së: Nuk kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:04 / 16 March 2024

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar sot për betejën e qeverisë me institucionet e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe sfidat e pushtetit për të kaluar filtrat e Kushtetueses me ligje të ndryshme.

Përparim Gruda, drejtues i depratamentit për drejtësi në PDK, sulmet e qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë i përshkruan si jonormale, por thotë për një qeveri i cila ka sjellje autoritare kjo edhe mund të jetë normale.

“Qeveria jonë është populliste dhe në vazhdimësi sulmon gjyqësorin dhe institucionet e drejtësisë. Sulmi i qeverisë ndaj këtyre institucioneve ka degraduar, ka kaluar në një shkallë tjetër ku qeveria i merr në mbrojtje njerëzit e saj të akuzuar për korrupsion dhe i sulmon prokurorët, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Rasti më i rënd që qeveria i del në mbrojtje të akuzuarit për korrupsion dhe sulmon prokurorin është ai ambasadorit Martin Berishaj dhe kryeshefit të KEK-ut. Vet kryeministri Kurti në seancë parlamentare ka mbrojtur kryeshefin e KEK-ut dhe ka sulmuar prokurorin, gjithçka ishte nga një kryeministër vetëm kjo jo”, ka thënë Gruda i PDK-së.

Kryeministri Kurti sipas Grudës ka bërë atë që nuk do të duhej ta bënte asnjë kryeministër normal, ngase korrupsioni për rastin e KEK-ut ishte shumë i dukshëm.

Gruda ka thënë se përveç kryeministrit edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në vazhdimësi sulmon prokurorët e gjyqtarët me emër dhe mbiemër dhe i komenton rastet e gjykatave, që Gruda thotë se është e paprecedent për një ministër të drejtësisë.

“Këto sulme që qeveria po ia bënë organeve të drejtësisë po bëhen me qëllim që të mbulohen gjitha dështimet e kësaj qeverie me reformu gjyqësorin, me përfundua procesin e vetingut dhe me pas sukses në luftën kundër korrupsionit, kjo qeveri nuk ka as strategji për luftën kundër korrupsionit, pra është shumë me lehtë me dal e me i akuzu organet e drejtësisë në përpjekje për me i mbulu dështimet e tyre”, ka shtuar Gruda.

Na prvi pogled se zdi, da so okusni in zdravi recepti prava mala čarovnija, v resnici pa skrivajo preproste trike, ki jih lahko hitro usvoji vsak. To temo je vredno podrobneje raziskati. Previsoka temperatura pokvari suho vonj iz lonca napove Znanci svetujejo vrelo vodo, a vitamin trpi Prijatelji svetujejo ko krompirju manjka tista skrivna sestavina Ko odtajate meso, Litrski kozarec pese izgine v dnevu Najpogostejša napaka je, da zdrave jedi začinimo premalo in jih zato dojemamo kot dolgočasne. Izkušnje kažejo, da sveža zelišča, kanček limone in pravilno pečenje hitro ustvarijo poln okus brez odvečnih maščob.