Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Olta Gixhari pyet Luiz Ejllin nëse ka vetëm nënshtetësi shqiptare. Këngëtari i njohur i kthehet shkurt: “Ndoshta”.
Teksa e pyet edhe Kiara Titon nëse ka vetëm nënshtetësi shqiptare, aktorja pyet moderatoren: “Pse e do vetëm për dokumente këtë?”.
Pjesë nga biseda:
Olta: Ti ke vetëm nënshtetësi shqiptare?
Luizi: Ndoshta
Kiara: Po si nuk u lodhe duke kthyer përgjigje kështu
Olta: O Kiara, ky ka vetëm nënshtetësi shqiptare?
Kiara: Atëherë Luiz kaq ishte
Luizi: Pyetja ishte…
Olta: Pse ti e do për dokumente?
Kiara: Po moj, pse e dua për lojë?
Olta: Bravo, kapitalizëm
Luizi: Kam 3
Kiara: Si 3?
Olta: Pse ke nënshtetësi franceze?
Luizi: Edhe italiane
Olta: Italiane çne?
Luizi: Histori e gjatë
Olta: Po ti e paske mbyllur se 3 është maksimumi
Luizi: E di, por heq dorë nga njëra kur të marr amerikanen
Olta: Duhet të heqësh dorë prej të 3 për amerikanen.