Lajme

Luizi për Efin: Ajo ishte garipe, e vuri përfund Oltën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:59 / 19 March 2023

Nëse gjërat nuk ndryshojnë rrugës, sonte në “BBVA” është një nominim i vështirë. Pavarësisht se është “kokë më kokë” me Armaldon dhe Kristin sonte, për Luizin, nominimi më i vështirë ka qenë ai me Efin dhe Kiarën.

Gjatë një bisede ditën e sotme me Qetsorin, Luizi rrëfeu se Efi ishte një gocë garipe dhe se e vuri Oltën përfund gjatë periudhës që ajo qëndroi në shtëpi. Gjatë bisedës, Luizi shtoi se ai shkoi në nominim me Efin për shkak të Oltës, pasi ajo i tha Deas që t’i nominonte ata të tre bashkë.

Pjesë nga biseda: Luizi: Nominimi i parë i fortë që kam unë tash 84 ditë këtu brenda, kam pas një me Kiarën dhe Efin Qetsori: Ai ka qenë i fortë. Se aty dëmtoheshe nëse ikte Kiara. Luizi: Prandaj e kisha sikletin e madh. Qetsori: Efi ça karakteri ishte? Luizi: Efi? Gocë garipe shumë. E vuri Oltën përfund. Qetsori: Ashtu ë? Edhe shtatlartë e sikur është ndjerë Olta nën presion nga lartësia.

Luizi: Fjala e Oltës, se Dea ishte me Amosin, edhe i kishte Olta. Po e kishte Amosin se shok që në fillim. Amosi kishte këto flirtimet me Dean tanë kohën edhe vendosën bashkë në heshtje për të më nxjerrë në nominim mua me Efin dhe Kiarën.