Lajme

Luizi: U puthëm në buzë me Oltën, ishte si “puthja e djallit”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:07 / 10 July 2023

“Në kuadër të dashurisë”, një komedi romantike, është prodhimi filmik, i cili pritet të ketë premierën në tetor. Një nga protagonistët e saj është edhe Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother Vip Albania”, i cili ka si bashkëshorte në rol, Olta Gixharin.

Ai ka treguar se emri i personazhit që luan quhen Besi, si dhe zbuloi se pjesa më e vështirë ka qenë momenti i puthjes, ose siç ai e quan, skena e djallit pasi kanë bërë 7 prova.

Më tej, ai shton se momenti kur është kënaqur gjatë  xhirimeve ishte kur u nda në film me Oltën.

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari

“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, mund ta quaj puthja e djallit. Ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova. Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi’, tha Luizi.

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli

 

Ko se jeseni ohladi, telo bolj ceni tople jedi iz sezonskih sestavin, ki nasitijo brez odvečnih kalorij. To temo je vredno podrobneje raziskati. drobni koraki za zamrzovanje med vlaganjem in Majhna skrivnost, ki jo pogosto spregledamo, je steblo peteršilja: drobno sesekljano doda juhi svežino in poskrbi za manj odpadkov.