Lajme

‘Luizin e kam si vëlla, Kiara banorja më fallco!’ Kejvina Kthella thyen heshtjen, zbulon nëse ka probleme me ligjin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:20 / 19 March 2023

Kejvina Kthella ka folur për herë të parë pasi u pezullua nga “Big Brother VIP”. Në një intervistë me “Fan Club” ajo ka sqaruar sot gjitha të pathënat. “Unë dhe Luizi kemi shkuar shumë mirë dhe e thoja se e kam si vëlla. Donte të më mbronte, kuptoheshim. Ai moment nuk prishi raportin tonë. Kur të dalë jam e sigurt se do jemi njësoj. Dronin e dërgova për t’i thënë se jam me atë dhe për t’i kërkur falje.”

-Për Kiarën thotë se është njeriu më fallco. “Nuk kam probleme me Kiarën. Kiara ka probleme me veten pastaj me të tjerët. Unë e kam mbështetur. Por ajo kishte thënë se nuk më rrinte dot afër se i prish imazhin. Nuk më ka pëlqyer kjo që ka bërë. Nuk më duket e vërtetë në raportin me Luizin.

Më ka bërë përshtypje ndryshimi i saj se në fillim nuk e duronte e nënçmonte. Kur u kthye nga spitali ndryshoi. Nuk e kuptoj pse. Është njeriu më fallco.” -A e ka fryrë Olta në sjelljen e saj? “Olta më ka fryrë goxha. Nuk më ka pëlqyer që ka qeshur pasi dola unë. Nuk kam ndonjë mendim negativ, por bashkëpunuese në veprimin.” Komentet në rrjet. “Kam pasur shumë urrejtje.

Nuk po rrija dot në ambiente të hapura. Familja ime është mërzitur nga komentet. Babai vuan nga diabeti dhe ka patur edhe disa komplikacione.” Probleme me ligjin? “Nuk kam asnjë problem me SPAK.” eshte shprehur Kejvina ne intervisten e pare pasi u perjashtua ne BBVA.