8:42 / 20 March 2023
Uk Lushi është ish-pjesëtar i batalionit “Atlantiku”, pra ish-ushtar i UÇK-së, të cilës iu bashkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përtej saj, z. Lushi është një përcjellës i përhershëm i politikës dhe rrjedhave politike në Kosovë.
Në një status të fundit, z. Lushi ka komentuar një deklaratë të famshme të Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili kishte deklaruar se nuk do të ketë “as ksi, as asi” Asociacioni.
Ndonëse nuk ia përmendi emrin, përmes analizës së statusit të Lushit, kuptohet se veprimtari shqiptaro-amerikan ia ka dedikuar Konjufcës statusin e tij.
Ai ka thënë se tash ka edhe “asi dhe ksi” Asociacion, duke e përdorur termin “langaraq”, një term jo aq politikisht korrekt.