Lajme

Lushtaku: Albin Kurti është hipokriti më i madh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:59 / 18 March 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Kurti në lidhje me mundësinë që zgjedhjet e Serbisë të mbahen në territorin e Kosovës.

Lushtaku e quajti Kurtin “hipokriti më i madh që deri më tani njeh historia e re e Kosovës”.

Ai tha se Kurti dje u mundua “ta zhvlerësojë traditën, ndërsa sot po lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë”.

“Hipokriti më i madh që deri më tani njeh historia e re e Kosovës. Dje u mundua të na zhvlerësoj traditën dhe vlerat tona, ndërsa sot e theu edhe një premtim tjetër, duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës. Me të vërtetë, HIPOKRIZIA KA EMËR – ALBIN KURTI!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.