Lajme

Lushtaku: Albin Kurti ka gjasa të japë dorëheqje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:13 / 10 June 2023

Deputeti i PDK-së. Mërgim Lushtaku, tha se ka gjasa që Albin Kurti mund të japë dorëheqje.

Sipas tij, nëse Kurti e bënë këtë, nuk e di si do të mund të kërkojë përseri votën e qytetarit.

“Gjendja është shumë e keqe, por duhet ta kuptojmë edhe përgjegjësinë çfarë e ka marrë Albin Kurti me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 2021-tës. E ka marrë mbi 50 për qind dhe përgjegjësinë që e ka marrë, nuk e ka marrë me u tallë as me Kosovën as me lu bixhoz me Kosovën, nuk e ka marrë përgjegjësinë as me u dorëzu edhe me dhanë dorëheqje, nëse e ka ndërmend sepse nuk është lehtë me qeverisë vendin, edhe është më e vështirë me e pasë një dialog dhe me e mbajtë aleancën me SHBA-të. Nuk ka qenë kurrë e lehtë. Është diskutuar edhe kjo çështje që ka gjasa të japë edhe dorëheqje, por me të vërtetë, nëse e jep dorëheqje, atëherë nuk di a ka fytyrë para qytetarëve me e kërku votën edhe për mandat tjetër, sepse ai ka marrë besimin se do ta udhëheqë vendin me pretendimet e tij. Na e dimë që Albin Kurti është një propagandist i madh, e them këtë në kuptimin edhe në krahasim me partitë komuniste, sepse i tillë edhe ideologjikisht është Albin Kurti”, tha Lushtaku.

Ai tha se PDK nuk dëshiron që vendin ta dërgojë në zgjedhje, por ajo që i duhet KOSOVËS, SIPAS Lushtaku, është vetëdijesimi i Kurtit sidomos në aleancën me SHBA-të.

“Unë personalisht, por besoj që edhe PDK-ja, nuk jemi që vendin ta çojmë në zgjedhje, por ne gjithmonë jemi të gatshëm për zgjedhje, sepse partitë politike atë punë e kanë dhe gjithmonë janë të organizuara në strukturë të brendshme për të qenë gati, por Kosovës nuk i duhen zgjedhje të reja, por i duhet një vetëdijesim dhe i duhet një vëmendje pak më e shtuar e Albin Kurtit, sidomos në aleancë me SHBA-të, por gjithsesi, puna e parë që e ka zgjedhë qytetari është për me punu, me i zgjedhë problemet që i ka të përditshme, e fatkeqësisht asnjë nuk ato nuk po i zgjedhë”, tha Lushtaku.