5:26 / 14 April 2022
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sami Lushtaku, ka qëndruar për vizitë në Hagë ku i ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe ish krerët e tjerë të lartë të UÇK-së.
Kështu njoftoi Lushtaku përmes një postimi në Facebook, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi në Hagë, me flamurin shqiptar kuq e zi.
Lushtaku tregoi se Thaçi e Veseli kanë dërguar të fala.
“Të fala ju bëjnë çlirimtarët”, shkroi Lushtaku.
Kujtojmë se Thaçi e Veseli janë në qendrën e paraburgimit në Hagë, pasi po akuzohen për krime lufte.