Lëvizja Vetëvendosje, partia GUXO, ALTERNATIVA dhe Partia Shqiptare Demokristiane kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni për të garuar së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga partia GUXO.
“Ky nuk është një bashkim i përkohshëm, por një qëndrim politik i vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin e Republikës në qendër të çdo vendimi” thuhet në njoftimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.
Guxo thekson se ‘hyjnë në këtë marrëveshje me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies’.
“Ky koalicion përfaqëson stabilitet, drejtim dhe qartësi politike: një Republikë më të fortë brenda dhe më të sigurt jashtë, me orientim të palëkundur euroatlantik dhe me partneritete strategjike të konsoliduara” thuhet në njoftimin e GUXO.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02kps4bJoJ5LF1hdVMjCmAf3egozg7RdbyuiCsrDPUe7TjYyu5RRqPeDYUyieSvNmwl%26id%3D100075796973093&show_text=true&width=500