Lajme

LVV ka vjedhur vota? Haradinaj ngre dyshime

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:55 / 12 March 2025

Ish-kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka ngritur dyshime se është dëmtuar procesi zgjedhor nga partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje.

Haradinaj në intervistën për Rubikon ka thënë se LVV-ja ka ndërhyrë në këtë proces në mënyra të ndryshme.

“Me inxhiniering e morën edhe një mandat, është dëmtuar procesi, është kontaminuar procesi zgjedhorë, ka pasur ndërhyrje në mënyra të ndryshme. Kush i organizon zgjedhjet, partia në pushtet, përgjegjësia bie mbi ata që i organizojnë zgjedhjet”.

“A është ligjore për votat në ambasadë në 80%, e votat me postë 50%, votat që i ka administruar pushteti 30% më shumë, vetëm ky element ka shumë domethënie. A është ligjore me shku me i marrë ambasadori votat ashtu, e me kombi me targa të Shqipërisë e me u ndal nëpër motele. Ka shumë shkelje në proces, si ja nisshin me i qitë rezultatet sa herë u bike sistemi”, tha Haradinaj.

Për më tepër, ai tha se ndërhyrja në rezultat nga LVV-ja ka ardhur pasi që ky subjekt politik nuk mori nga qytetarët 500 mijë vota sa i kishte kërkuar gjatë fushatës.

“Kur e panë që nuk e kanë rezultatin që e kanë pritë 500 mijë vota, atëherë e dëmtuan edhe vlerën me të mirë që e kemi krijuar na me zgjedhjet e mira e të rregullta, fer, të lira është ditë rezultati. 900 mijë vota me u 33 ditë mos me mujt me u administru është e dhimbshme. Hera e parë në historinë tonën si demokraci që ka kaq shumë ndërhyrje”, tha më tej Haradinaj.

Da fuori, un blog personale sembra un semplice spazio online, ma racconta molto di chi lo cura. Vale la pena approfondire il tema. consigli degli amici: quante uova al con l'autunno, sì Anche un dettaglio trascurato, come la distanza tra i paragrafi, può cambiare il modo in cui un blog viene letto. Un ritmo visivo coerente aiuta la voce personale a emergere senza forzature e rende più naturale tornare a consultarlo.