Lajme

Maliqi: Kam pasur një gjysmë simpatie për Kurtin, por është shumë dogmatik (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:38 / 12 April 2022

Shkëlzen Maliqi ishte personazhi i radhës në “MONOKëL” nga Alisa Braho.

Publicisti Maliqi foli për raportet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Edin e kuptoj si artist, pak është autokrat…normal, si Kadareja që thotë shkrimtari është autokrat dhe ua imponon dhe personazheve të tij se çfarë duhet të jenë”.

Ai tregoi edhe arsyet pse nuk shkon mirë me homologun kosovar të Edi Ramës, Albin Kurtin.

“Me Albin Kurtin nuk i kam mirë punët prej fillimit. Kam pasur një gjysmë simpatie për të, por mendoj se është shumë dogmatik”.

Por, a pajtohet me qëndrimet e kryeministrit kosovar?

“Ndoshta kur kam qenë i ri kam menduar si ai, por tash që jam plakur jam bërë më konservativ”.

Ndër të tjera, në videon e mëposhtme mund të shihni një paraqitje ekskluzive të bashkëshortes së publicistit Shkëlzen Maliqi, Alisa Maliqi, për herë të parë në Klan Kosova.