Lajme

Maloku: Pse po heshtin Edi Rama dhe Qeveria shqiptare, për zhvillimet e reja në Kosovë?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:20 / 26 November 2022
  1. (Mos)reagimi i ashpër i Edi Rames, lidhur me xhurulltinë e braktisjes së minoritarëve serb nga institucionet kosovare, pastaj, atë të presionit dhe ultimatumeve të BE-ne ndaj qeverisë kosovare, si edhe frustrimi i gjithëmbarshëm qytetar ndaj tensionimeve eventuale, përmes urdhëresave dhe fletërrufeve nga Aleksandër Vuçiq, jo vetëm që ishte jo i pritur (kur të kihet parasysh se kush mbahet si këshilltarë e “sufler”në kabinetin e tij…!?), por, ishte edhe në përputhje me natyrën dhe gjuhën e tij të rëndomtë ironike e tejet cinike. Ironizëm e cinizëm që u afishua më miri kur janë në pyetje “linjat” e tija të (prononcimeve të) mëhershme që i “promovonte” si nëpër aulat brendashqiptare ashtu edhe ato të evropiane. Ku haptas lente për të kuptuar porosi të qarta si me mënyrën e komunikimit, ashtu edhe logjiken e dredhinë (tashmë të maturuar ortodokse!) e përdorur ndaj ngjarjeve, proceseve dhe zhvillimeve që ndodhnin në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

 

  1. Mjafton, që përmes analizës së përmbajtjes t’i “detektojmë” kalimthi ca nga fjalimet e tija të fundit publike e jo publike, ku me automatizëm zbulojmë e kuptojmë si “certifikatën” e mendjes ashtu edhe natyrën e porosive të tija; Indiferente, që të bëjnë të dyshosh se Ai e ka në “palcë” frikën nga vëllai i tij binjak Aleksander Vuçiq; dhe Turbokozmopolite, sepse e përdori “gjuhen” eufemiste sikurse Borelli e Lajçaku (të dy këta me pozicione antishqiptare). Sidomos në fjalimin që e mbajti më 12 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku bëri publike tri teza antishqiptare (padyshim!); njërën mbi “kombin kosovar”, kur deklaroj se Ukraina dhe Kosova “janë dy kombe”, tjetrën, kur agresionin kriminal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës në vitet 1998-1999 , e cilësoi si një “konflikt humanitar”!? Dhe tezën e tretë, kur okupimin serb në Kosovë, e cilëson si “operacion ushtarak” (!?), ashtu si V.Putini që e përdori cilësimin e agresionit të tij ushtarak në Ukrainë.

 

  1. Qytetari shqiptar, duhet pyetur këtë njeri; A duhet i njejti t’i mbroj interesat shtetërore e kombëtare shqiptare (që shumicën i ka të shkruara germë për germë në Kushtetutë; shiko, Nenin 8. 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj), apo interesat e Serbisë?! Padyshim, që një përkrahje më e vendosur politike nga Shqipëria nē këto kohëra të vështira dhe të një rirreshtimi global, do e fuqizonte Kosovën. Edi Rama dhe shpura e tij qeveritare, heshtin për rrjedhat, proceset dhe zhvillimet e “kompromisit” të fundit të Albin Kurtit, edhe nga shkaku, se Ai e ka kuptua mirë “leksionin” sociopolitik, që shumë më e vlefshme është “heshtja” e tij protagoniste… se sa prononcimi i përditësuar qeveritar…

Nenin 8. 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj), apo interesat e Serbisë?!

Na prvi pogled se zdi, da so okusni in zdravi recepti težko združljivi. V resnici prava izbira sestavin prinese oboje, zato je smiselno podrobneje raziskati njihove možnosti. drobni koraki za zamrzovanje sliv in grozdja med vlaganjem preveč škroba naredi lokum gumijast Najpogostejša napaka je, da zdrave jedi preveč zakompliciramo. Raje izberite nekaj svežih sestavin, dodajte začimbe in pustite, da njihov okus pride do izraza.